Transmetuar më 10-02-2019, 14:53

E la të birin mes jashtëqitjeve, duke mos i ndërruar pelenat dhe duke mos e ushqyer, çka bëri që foshnja vetëm katër muajsh të gjejë vdekjen mes krimbave dhe jashtëqitjes.

Për këtë arsye një nënë amerikane nga Iowa, Cheyanne Harris, 21 vjeçe, u dënua për keqtrajtimin e të birit me pasojë vdekjen.

Ndaj gruas të mërkurën që lamë pas, gjykata vendosi dënimin me burg përjetë.

Dënimi ndaj saj vjen pas atij të dhënë disa kohë më parë ndaj babait të fëmijës,

Zachary Paul Koehn, 29 vjeç, i shpallur gjithashtu fajtor për të njëjtën akuzë.

Vogëlushi Sterling Koehn u gjet i vdekur në 30 gusht 2017, në shtëpinë e familjes në Alta Vista, qytezë në kontenë Chickasaw. Jashtëqitja dhe urina, bën që vogëlushi të zinte krimba, duke i shkaktuar një infeksion të rëndë lëkure, çka çoi në vdekjen e të miturit.

Ishin miqtë e çiftit ata që dhanë alarmin, pasi panë që foshnja ishte i rrethuar nga insekte.

Kur mjekët e vizituan, një pjesë e lëkurës së foshnjës, ishte ngjitur në pelenë, shkruan noa.al. Te vogëlushi ishte zhvilluar një dermatit agresiv, çka bëri që të gjejë vdekjen.

Duket se çifti kishte varësi nga droga, ndërsa foshnja u gjet në gjendje të theksuar kequshqyerje dhe i dehidratuar. /a.y/noa.al