Transmetuar më 10-02-2019, 14:38

Ndoshta i keni parë të tilla skena nëpër filma aksion, por ja që po ndodhin gjithnjë e më shumë duke krijuar klimë të vazhduar pasigurie për qytetarë dhe biznese.

Një kamera sigurie e vendosur pranë një dyqani celularësh, ka regjistruar pamjet filmike që gjeni më poshtë, të cilat tregojnë mënyrën sesi po plaçkiten bizneset e vogla.

Dy persona në një makinë, afrohen përballë dyqanit dhe lidhin një litar a kavo dhe me të shqyejnë qepenët.

Njëri rri në makinë kurse tjetri kap një thes në bagazh dhe futet brenda, duke përlarë plot celularë e sende të tjera që gjendeshin aty.

Në sfond dallohet sesi shumë makina kalojnë aty pari.

E pas pak minutash, i hipin makinës të cilën e kanë me targa false dhe zhduken qetësisht.

Policia greke e cila publikoi këtë video, thotë se vetëm kohët e fundit janë regjistruar 34 vjedhje të tilla.

Sakaq nga Policia jonë e Shtetit, pohojnë se po përballen gjithnjë e më shumë me denoncime për plaçkitje dyqanesh. Autorët thyejnë dyert e dyqaneve nëse janë pa qepenë dhe rrëmbejnë ç’të gjejnë aty.

Ndaj bëni kujdes, sepse po bëjnë dhe vjedhje të tilla. Në këto kushte, masat e sigurisë duhen rritur nga kushdo. /noa.al/