Transmetuar më 10-02-2019, 13:36

Presidenti Ilir Meta, prej kohësh përshëndet ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nga zonat ku ndodhet.

Ndërsa është parë në alpe, buzë liqenit të Pogradecit, në Dajt etj., këtë të diel ai ka zgjedhur detin.

Kreu i shtetit ka zgjedhur zonën e Currilave në Durrës, për të kaluar këtë të diel.

Madje nga atje me filxhan kafeje në dorë, ai ka përshëndetur gjithë ndjekësit e tij.

“Të dashur miq! Ju uroj një të diel të këndshme në familjet tuaja nga Currilat”. /a.y/noa.al