Transmetuar më 10-02-2019, 13:10

Ajo shtoi shumë peshë në shtatzëni, por duket se rikthimin në linjat e dëshiruara nuk e ka pasur aspak problem.

Këngëtarja Adelina Tahiri ka publikuar një fotografi këtë të diel, teksa shihet me të birin në karrocë.

Por ajo që ra në sy, ishte bluza gjysmë e ngritur e saj, përmes të cilës tregonte barkun petë dhe pa asnjë mbetje nga shtatzënia.

E veshur sportive, ajo shfaq një trup tejet në formë, ndërkohë që shijon të dielën me të birin. Kujtojmë se Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas avokati Serjozha Markov, rreth pesë muaj më parë u bënë prindër të të voglit Jon.

Historia e tyre e dashurisë u pa me skepticizëm që në fillim, për shkak se ai është 50 vjeç dhe ka një vajzë 19 vjeçe, ndërsa Adelina nuk ka mbushur ende 30. /a.y/noa.al