Transmetuar më 10-02-2019, 11:37
Foto ilustruese

Më në fund pas 12 ditësh familja e peshkatarit Agim Zeqja, do ketë një trup për të qarë, për ta përcjellë më tej në banesën e fundit.

Trupi i peshkatarit 54-vjeçar, u gjet ditën e sotme në lumin Drin të Lezhës, pas kërkimeve të shumta.

Ai është nxjerrë nga polumbarët, rreth 400 metra, larg vendit ku u mbyt.

Pavarësisht kërkimeve disa ditore, vetëm këtë të diel, u bë rikuperimi i trupit të peshkatarit.

Kujtojmë se pasditen e 28 janarit, peshkatari u zhduk në ujërat e lumit Drin. /a.y/noa.al