Transmetuar më 10-02-2019, 11:30

Kryedemokrati Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në takime me qytetarët dhe bizneset në Vlorë, të cilët i ftoi që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit, pirr të protestuar për të drejtat e tyre.

Pasi u njoh me ankesat e tyre, Basha ju premtoi plane konkrete dhe jo premtime boshe.

“Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë. Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit.

Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet. Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave. Të gjithë bashkë më 16 shkurt!”, u shpreh Basha.

Ai u shpreh i nderuar nga pritja e qytetarëve, duke thënë se zëri i biznesit duhet të dëgjohet dhe se "ky sistem i kalbur, duhet përmbysur".

"Propozimi ynë që të bashkohemi që t’ia heqim nga duart ekonominë oligarkëve dhe tua kthejmë njerëzve. Duhet normalitet”, tha kryedemokrati./a.y/noa.al