Transmetuar më 10-02-2019, 09:48

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep informacion lidhur me bonusin e bebes.

“Bonusi i bebes për çdo të porsalindur. 2200 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes deri në 8 shkurt”, shkruan Manastirliu.

Ajo thotë se mbështeten të porsalindurit, nënat e reja dhe familja me shpërblimin financiar të ofruar nga qeveria.

“E gjithë vëmendja tek nëna dhe fëmija”, shkruan Manastirliu.

Bazuar në vendimin e qeverisë, çdo fëmijë i lindur qysh prej datës 1 janar të vitit 2019, do të përfitojë bonusin e bebes.

Fëmija i parë do të përfitojë 40 mijë lekë të reja, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti e sipër 120 mijë lekë. /a.y/noa.al