Transmetuar më 10-02-2019, 09:34

Eglein Laknori është një nga aktorët më të dashur të humorit. Ai prej disa kohësh është pjesë e stafit të spektaklit ‘Duplex’.

Gjatë mbrëmjes së të shtunës, Eglein ishte i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ku ka treguar më parë se talentin e ka të trashëguar nga e ëma.

Gjithashtu, ndër të tjera aktori ka treguar çfarë ndodh në mëngjes në dhomën e tij të gjumit me nënën dhe gruan.

“Në mëngjes, se ne i kemi dyert e shtëpisë të hapura, nuk i kemi me çelës apo duhet të trokasim. Futemi dhe nuk e kemi problem. Në mëngjes kur fle unë me Anën, futet te dhoma me një palë dylbi”, tha aktori.

Më tej i pyetur se çfarë thotë e shoqja për këto veprime, tha se “Asgjë fare. Ne jemi një treshe shumë e lumtur në shtëpi”.