Transmetuar më 10-02-2019, 08:57

“Soldi” (Paratë), kënga e Mahmood u shpall fituese e edicionit të 69-të të festivalit të Sanremo, mbrëmjen e kësaj të shtune.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve, nuk e besoj dot! Është e pabesueshme”, tha këngëtari i ri, i cili triumfoi në festivalin më të madh të muzikës në Itali.

Por prezantuesja Virginia Raffaele e përqafoi dhe i tha “Është gjithçka e vërtetë”.

Mahmood është një reper gjysmë italian dhe gjysmë egjiptian, me nënën italiane dhe babanë egjiptian.

I riu është 27 vjeç dhe emri i tij i plotë është Alessandro Mahmood, shkruan noa.al.

Kënga e tij flet për mënyrën se si është të rritesh në periferi. /a.y/noa.al