Transmetuar më 10-02-2019, 08:08

Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali, si pasojë e një aksidenti të shënuar në zonën e Monopoli, Bari.

Viktimë e aksidentit është një shqiptar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte rrugën me biçikletë, në momentin që u përplas nga një makinë ‘Volkswagen’, e cila drejtohej nga një i ri italian.

Aksidenti tragjik u shënua këtë të shtunë, ndërkohë që lidhur me dinamikën e ngjarjes policia ka nisur hetimet.

I moshuari ishte nisur për në Monopoli në momentin që u përplas nga makina, ku pavarësisht dërgimit në spital, ndërroi jetë.

Sakaq drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, u shoqërua në polici. /a.y/noa.al