Transmetuar më 09-02-2019, 21:12

Dekolteja e hapur e deputetes braziliane, Ana Paul da Silva në dhënien e betimit ka ngjallur reagime të ashpra në Brazil.

Ajo është venë në qendër të vëmendjes në mediat braziliane dhe në rrjetet sociale për shkak të veshjes provokuese ku u shfaq më 1 shkurt.

Shumica e kanë quajtur veshjen e saj të papërshtatshme, shokuese dhe vulgare, ndersa të tjerë kanë thënë se veshja nuk është e rëndësishme.

Da Silva është përgjigjur në Facebook, duke e mbrojtjen zgjedhjen e veshjes së saj.

Ajo i akuzoi qortuesit se komentet dhe kërcënimet e tyre vinin për shkak të kulturës “maço” dhe seksiste të vendit, e bazuar në paragjykime.

Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi./a.k/noa.al/