Transmetuar më 09-02-2019, 19:06

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Gramsh.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, konkretisht në fshatin Zgjup Fushë.

Mësohet se një motoçikletë dyshohet se është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T., rreth 18 vjeç.

I riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.k/noa.al/