Transmetuar më 09-02-2019, 18:56

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, rreth orës 17:25.

Pas një konflikti me disa të afërm, një 46-vjeçar është plagosur me mjet prerës.

I plagosur mësohet se ka mbetur Eduard Haxhiaj, i cili ka marrë plagë në bark dhe mushkëri.

Fatmirësisht 46-vjeçari Haxhiaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/