Transmetuar më 09-02-2019, 15:52

Disa persona janë shokuar nga një ngjarje horror me të cilën u përballën në një plazh të Tajlandës.

Ata panë dy trupa njerëzish pa kokë, dhe kokën e një gruaje të hedhur në breg.

Trupat e zhveshur u gjetën në plazhet e Rayong. Trupi i parë i përket një mashkulli dhe u gjet në Mae Rumbpueang Beach. Trupi kishte plagë prerjeje në qafë.

Autoritetet besojnë se ai vdiq të paktën një javë para se trupi i tij, që ishte dëmtuar rëndë nga uji, të gjendej në plazh.

Trupi i dytë u gjet 10 kilometra larg Beach PMY në Rayong. Burri kishte të veshur vetëm të brendshmet dhe policia beson se ka vdekur 10 ditë para gjetjes së trupit.

Policia tha se peshkatarët gjetën kokën e një gruaja aty afër. Koka kishte flokë të gjata dhe u gjet nga peshkatarët pranë bregut të detit në Phra Pradaeng, rreth 20 kilometra në jug të Bangkok.

Autoritetet tailandeze besojnë se gjetja e dy trupave të zhveshur dhe kokës së gruas janë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën. /k.k/noa.al/