Transmetuar më 09-02-2019, 13:46

Gjirokastra ishte destinacioni i radhës i Lulzim Bashës në kuadër të takimeve për protestën e 16 shkurtit.

Kreu demokrat tha se ka ardhur koha që të përmbysim atë të që ai e quan sistem të kalbur.

Tregtarët shprehën shqetësimin e tyre për situatën ekonomike.

“Problemi është se kemi një qeveri e cila nuk mendon t’i jap dorë biznesit, t’i shtrihjë dorën konsumatorëve dhe njerëzve në nevojë, por vetëm të rrisë taksat dhe po i shkatërron.

Me çmimin më të lartë të naftës në Europë, në popullin më të varfër të Europës.

Me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në një kohë që e prodhon me koston më të ulët sepse e prodhon nga hidrocentrali shumicën”, tha Basha.

Ai premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ulet me 30 lekë çmimi i karburantit, dhe subvencionet për bujqësinë do të shënojnë rritje. /k.k/noa.al/