Transmetuar më 09-02-2019, 09:13

Drama e futbollistit Emiliano Sala duket se ka prekur të gjithë botën e futbollit. Pas gjetjes së trupit të tij dhe mbetjeve të avionit është shtuar edhe më shumë dhimbja sepse tashmë çdo gjë është konfirmuar.

Shumë kolegë të tij futbollistë dhe shumë klube të njohura të futbollit kanë reaguar me anë të mesazheve në rrjetet sociale dhe kanë të gjithë ndjekësit.

E para që shpërndau një mesazh ishte motra e futbollistit Romina Sala e cila shkruan: Shpirti yt në shpirtin tim do të shkëlqejë përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa të ekzistoj. Të dua, Tito”.

Futbollisti Sala ishte nisur nga Nantes e Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk në Kanalin Anglez të La Manshit.

Rrënojat e avionit u gjetën të dielën pas një kërkimi nënujor të financuar privatisht. Dy jastëkë u zbuluan në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit.

Trupi ishte i dukshëm brenda rrënojave të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey. Përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme.