Transmetuar më 08-02-2019, 23:35

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat Jugore-Juglindore.

Kjo situatë e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga -3°C në zonat Verilindore deri në 13°C në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al