Transmetuar më 08-02-2019, 22:32

Petrit Biba, i riu që u qëllua me armë zjarri në Pukë, ka ndërruar jetë rreth një orë pas ngjarjes në fshatin Vrrithë.

Ai mbërriti në gjendje kritike në spital, me një pumb në bark, çka rezultoi fatal për jetën e tij.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Vrrithë, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është Petrit Biba nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë zjarri, plagoset rëndë një i ri