Transmetuar më 08-02-2019, 20:06

Taksa 100% e vendosur nga Kosova për mallrat serbë po mban peng dialogun mes vendeve.

Kjo tezë është përforcuar edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që ka thënë se nëse Prishtina nuk heq dorë nga ky vendim nuk do të ketë bisedime.

“Nëse nuk duan, nuk duan. Nuk mund të detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk e di se çfarë duan, çfarë kërkojnë prej nesh dhe çfarë prej botës", tha Vuçiç në Vranjë.

Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën. /k.k/noa.al/