Transmetuar më 08-02-2019, 17:43

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme, teksa kanë qenë duke punuar në minierën e kromit në Bulqizë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë punës, ndërsa janë plagosur shtetasit B.M., dhe B.Gj., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme një tjetër person ka humbur jetën tragjikisht teksa ka qenë duke punuar në minierën e Bulqizës në zonën D.

Duke punuar brenda në minierë dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor. Për pasojë ka humbur jetën një minator 57-vjeçar.