Transmetuar më 08-02-2019, 13:57

Asambleja e Urdhri i Stomatologut e mbledhur ditën e sotme, vendosi të anulojë vendimin për rritjen e tarifave për shërbimet dentare.

Vendimi mban firmën e Presidentit te Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, dhe është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

Në vendim thuhet, se u miratua “Anulimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.

Në bazë të vendimit të para pak javëve të Urdhrit të Stomatologut, çmimet e dentistëve parashikohej të rriteshin nga 60-100%.

Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhej 5000 lekë (2000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%).

Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhej 3000 lekë, nga 1500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhej 1000 lekë nga 500. /a.y/noa.al

Listë çmimesh dysheme për dentistët, tarifat e propozuara

Dentistët rritën çmimet, reagon Autoriteti i Konkurrencës