Transmetuar më 08-02-2019, 09:52

Nëse pëlqeni të udhëtoni, ekziston një punë ëndrrash dhe nuk bëhet fjalë për një kohë të pa përcaktuar, por për një eksperiencë një vjeçare. Nga ana tjetër kujt nuk do ti pëlqente ti binte botës rrotull me kroçerë!

Kompania e anijeve kroçerë ‘Royal Caribbean’, ka bërë një ftesë publike për një vend të lirë, për fushatën e re publicitare dhe kërkohet një udhëtar-fotograf.

Gjatë udhëtimit një vjeçar, itinerari do të prekë gjithë kontinentet duke nisur nga Portugalia, Alaska, Karaibet, Japonia etj.

Ndër të tjera për aktivitetin vjetor, fituesi fatlum do të marrë një pagesë prej 2 mijë euro në javë, ose rreth 119 mijë euro për gjithë kohën e udhëtimit.

Për të marrë pjesë në aplikim mjafton të publikohet në Instagram një fotografi pushimesh me hashtagun #ShoreExplorer. Fotografitë do të vlerësohen nga një ekip ekspertësh të drejtuar nga Russ Francis, fotografi zyrtar i kompanisë.

Ndër të tjera për të fituar duhet që aspiranti të jetë dinamik, por edhe të dijë të fotografojë në një foto të vetëm një moment dhe historinë që fsheh bashkë, shkruan noa.al..

Vendi për ‘Shore-explorer’, është i gatshëm për gjithë ata që janë së paku 21 vjeç, kanë një pasaportë të vlefshme dhe janë shtetas britanik. /a.y/noa.al