Transmetuar më 08-02-2019, 08:39

Quhet “birdstrike”, momenti kur një avion në fluturim përplaset me një zog. Dhe është pikërisht kjo ajo që ka ndodhur me një avion ‘Boeing 737-800’ të Copa Airlines, i cili ishte nisur nga Panamaja drejt Guatemalës me 151 persona në bord.

Avioni ishte nisur prej afro 20 minutash, kur u përball me një tufë zogjsh.

Eksperiencën e atyre momenteve e ka treguar Cesar Luciano, ku shihet se si pasojë e përplasjes së një zogu me avionin, motori i djathtë mori flakë.

“Kurrë në jetën time nuk kam pasur kaq shumë mendime në të njëjtën kohë. Mendoja se një gjë e tillë ndodhte vetëm nëpër filma. Isha ulur pranë dritares kur pashë përplasjen e zogut me motorin”, tregon Luciano, duke publikuar videon.

Avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente, duke u kthyer mbas në aeroportin e Tocumen, prej nga dhe ishte nisur, shkruan noa.al.

Autoritetet e aviacionit civil të Panamasë konfirmuan se piloti bëri ulje të suksesshme emergjence, ndërkohë që asnjë pasagjer nuk u lëndua. /a.y/noa.al