Transmetuar më 08-02-2019, 08:23

Një unazë me diamant të cilën e tregoi me krenari mbrëmjen e kësaj të mërkure në një restorant në New York.

Aktorja Jennifer Lawrence së shpejti, pritet të shkojë me altar.

Pas fotografive të fundit me të dashurin Cooke Maroney, ku tregonte një unazë me gur në gisht, mediat amerikane shtuan zërat se aktorja 28-vjeçari dhe drejtori i një galerie arti, 34 vjeç, do të shkojnë në altar.

Ka qenë zëdhënësja e Lawrence, ajo që ka konfirmuar propozimin për martesë.

Çifti duken mjaft të dashuruar, teksa paparacët i kanë fotografuar herë pas here në momente intime. /a.y/noa.al