Transmetuar më 07-02-2019, 23:58

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kryeministri Edi Rama konsumon lëndë narkotike.

Kryemadhi u shpreh se e ka këshilluar kryeministrin, që të ketë kujdes “se ku e ble mallin”.

“Ai është nën efektin e drogërave sintetike.

Ju duhet të bëni një eksperiment këtu. Unë e kam sqaruar nga ana biologjike, formula e drogës ka izotopet.

Drogat sintetike, izotopet fiksohen në tru dhe nuk ikin, janë problematike.

Krijon mbivlerësim për veten", ka thënë Kryemadhi./a.k/noa.al/