Transmetuar më 07-02-2019, 23:43

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë, në emisionin “Të Paekpozuarit”.

Ajo ka thënë se është e gatshme të largohet nga skena politike, nëse kjo do të sjellë edhe largimin e Ramës dhe “çlirimin e Shqipërisë”.

“Po të jetë nevoja, për të çliruar Shqipërinë, edhe unë edhe Basha edhe opozita, ikim, por do iki edhe ai bashkë me kriminelët.

Të ikë ai, jam e gatshme të iki edhe unë bashkë me atë maskara që ka marrë peng Shqipërinë. Ky njeri do iki dhe jam e bindur.

Unë nuk do iki si politikane por si nënë, kur të iki do e lë shtëpinë tamam,”-ka thënë Kryemadhi.