Transmetuar më 07-02-2019, 23:20

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka zhvilluar disa takime në “Myslym Shyri” në Tiranë.

Gjatë ecjes me banorët Basha ka parë edhe të ashtuquajturin "Ver Llapa", personazhi i 21 dhjetorit që e njohin të gjithë tiranasit.

Basha e ka thirrur Verin dhe i ka thënë:

“Veri, si je ti Veri. Më mirë ti se Edi Rama në Parlament”.

Qëllimi i takimit me qytetarët ishte t’i ftonte ata në protestën e 16 shkurtit.

Më poshtë keni videon ku Basha i thërret "Ver Llapës"./a.k/noa.al/