Transmetuar më 07-02-2019, 22:40

Përdhunimi i 13-vjeçares nga 8 bashkëmoshatarët e saj në Kavajë është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri. Abuzimi me të miturën vijoi për rreth 2 muaj, deri në momentin kur vajza me prindërit e saj denoncuan ngjarjen në polici.

Kjo çështje është trajtuar në emisionin “Open”, ku janë dhënë edhe detaje nga dosja hetimore

Në këtë video zbulohen rrethanat se si nisi e gjithë historia.

Ndërkohë për ngjarjen shumë persona mendojnë se media duhet të heshtë, sepse duke trajtuar këtë çështje vajza “po përdhunohet” për herë të dytë.

Por sado e vështirë, kjo nuk është një çështje që mund të lihet mënjanë, e këtij mendimi është edhe Ema Andrea, e cila në studion e “Open” thekson nevojën që kjo çështje të flitet, pasi siç shprehet ajo duhet gjetur rruga që prindërit të komunikojnë me fëmijë që histori të tilla të mos përsëriten.

“Kush foli për përdhunimet në 1991 dhe 1997. Nuk duhet të heshtim, sado e vështirë është. Për të mos humbur një shok mashkull, vajza pranon të bëjë gjithçka. Që këtu duhet të diskutojmë se si duhet të flasim me fëmijët”, u shpreh Ema Andrea.

Ndërkohë në videon mëposhtë tregohet sesi djemtë njëri pas tjetrit shfrytëzuan videon e xhiruar në shtëpinë e gjyshes së të dashurit, për të shantazhuar 13-vjeçaren dhe për ta detyruar që të kryejë marrëdhënie me ta.