Transmetuar më 07-02-2019, 20:26

Maria de Fillipi është një nga emrat më të njohur të televizionit italian.

Për shqiptarët Maria de Fillipi është bërë e njohur nga formatet: "Ce posta per te", "Amici", "Uomini e Done".

Ajo prej 24 vitesh jeton në një “martesë të bardhë” me bashkëshortin e saj italian Maurizio Costanzo.

Lajmin e ka thënë publikisht gazetari italian Alfonso Signorini, drejtues i revistës “Chi” gjatë një interviste të dhënë për emisionin “La Republica delle Donne”.

Sipas Signorini-t drejtuesja e emisionit shumë të ndjekur italian “C’e posta per te” dhe gazetari i mirënjohur italian Maurizio Costanzo flenë në dhoma të ndarë prej tashmë 24 vitesh.

Por çfarë do të thotë “martesë e bardhë”?

“Martesë e bardhë” është termi që përdoret kur dy njerëz janë të martuar por që nuk flenë bashkë, pra nuk kanë kontakt seksual me njëri tjetrin./a.k/noa.al/