Transmetuar më 07-02-2019, 18:25

Një protestë është duke u zhvilluar përpara Bashkisë së Tiranës nga disa qytetarë.

Me pankarta në duar ata kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ata u shprehën se politikanëve të korruptuar iu ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi.

Në pankartat e tyre shkuhet “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”.

Mes thirrjeve ishin edhe ato për protestën e 16 shkurtit ku qytetarët thanë se atë ditë do të jetë përballja e madhe me qeverinë.

Qytetarët e Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të Tiranës.

Për më shumë se 30 minuta, ata kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë. /k.k/noa.al/