Transmetuar më 07-02-2019, 13:30
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur në një pozicion të rëndësishëm në UEFA.

Ai është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, për një mandat katër vjeçar.

Zgjedhja e tij në pozicionin e rëndësishëm u bë gjatë Kongreisit të UEFA të zhvilluar ditën e sotme, në Romë të Italisë.

Ndërkohë si President i UEFA u rizgjodh Aleksandër Ceferin, i cili do të drejtojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar përfaqësohet në pozicionin më të lartë qeverisës të futbollit europian UEFA, me Presidentin Armand Duka. /a.y/noa.al