Transmetuar më 07-02-2019, 12:56

Këngëtarja Nertila Koka shumë e dashur për publikun shqiptarm, për shkak të këngëve të saj të viteve ’90-të rikthehet me një nismë të re.

Teksa prej vitesh jeton me familjen në Suedi, ajo vjen me një projekt të ri tërësisht të sajin.

Mësohet se Nertila i ka hyrë një rruge të re, e cila nuk ka të bëjë fare me muzikën.

Ajo ka hapur një kanal në Youtube, me anë të së cilit prezanton receta të ndryshme gatimi.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, këtë nismë ajo e ka nisur me produktin bazë ushqimor, bukën. /a.y/noa.al