Transmetuar më 07-02-2019, 12:36

Rea Sefa është vogëlushja më e njohur e momentit dhe pas famës së saj qëndron videoja më virale e rrjeteve sociale “A të qaj 5 minuta”.

E ftuar pasditen e kësaj të mërkure në “Ftesë në 5” vogëlushja foli lirshëm, edhe për videon ku qante.

Video e saj ku shihte një film vizatimor dhe kërkonte të qante 5 minuta është shpërndarë shumë herë në rrjet dhe tashmë Rean e njohin të gjithë.

“Unë qava për kalin se e rrëmbyen gjahtarët. Nuk u mërzita. Qava dy minuta”, tha Rea duke e bërë moderatoren të qeshte me çiltërsinë e saj.

Gjatë emisionit moderatorja Bieta Sulo i kërkoi Reas të fliste për filmat e saj të preferuara si Rapunzel, Hirushja, Borëbardha dhe krijoi një atmosferë shumë të këndshme për vogëlushen.