Transmetuar më 07-02-2019, 12:28

Këngëtari Ernest Duka i njohur nga të gjithë si Stine, në ditët e fundit të dhjetorit lajmëroi ndarjen nga nëna e vajzës së tij Graciela.

Por një bashkim që duket se nuk do i pëlqejë aspak këngëtarit ka ndodhur mes ish të dashurës së tij Roza Lati dhe ish-bashkëjetueses, Graciela, e cila është gjithashtu këngëtare.

Ka qenë Roza ajo që ka publikuar një foto të të tyre bashkë duke darkuar, teksa shkruan “Stine, shiko me kë jam”.

Mësohet se Roza e ka ftuar në emisionin e saj Gracielën, teksa pritet një emision interesant, ku nuk përjashtohen ngacmimet lidhur me ndarjen e kësaj të fundit me këngëtarin.

Teksa komunikoi ndarjen me Gracielën, Stine e falenderonte për kohën e bashkuar bashkë, por shprehej se pavarësisht mundësive gjërat nuk kanë shkuar siç duhet mes tyre. /a.y/noa.al