Transmetuar më 07-02-2019, 12:16

Më datë 5 shkurt këngëtarja Çiljeta Xhilaga festoi ditëlindjen, por fati e ka bekuar dyfish, pasi në të njëjtën ditë ka ardhur në jetë edhe djali i saj Fernando.

Me këtë rast mami Çili ka organizuar një festë të dyfishtë për veten dhe të birin.

Në këtë festë kanë qenë të pranishëm njerëzit më të dashur të këngëtares, ku ra në sy edhe prania e moderatoreve Rudina Magjistari dhe Ilda Bejleri.

Momente nga festa ajo i ka ndarë në rrjetin social Instastory, ku shihet një organizim përrallor.

Festa ishte e ndarë në dy pjesë, në atë të fëmijëve dhe në atë të të rriturve, ku Çiljeta kishte zgjedhur një fustan të bardhë lozonjar. /a.y/noa.al