Transmetuar më 07-02-2019, 12:06
Erion Brace

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se ai dhe shumë socialistë të tjerë të vjetër, kanë hyrë në politikë përmes dhunës barbare nga zgjedhjet.

“Do doja ti lusja gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit iu drejtohen socialistëve të ndershëm në këtë sallë apo jashtë kësaj salle, që ta mbyllin gojën. Krimet barbare nga viti ‘92, ‘96, ‘97 me kriminelë që dilnin nga burgjet dhe në 21 janar në mes të bulevardit, duhet t’iu bëjnë jo vetëm të keni turp, por të largoheni dhe të mos ktheheni më.

Ju që përmendni Byronë e Hetimit dhe SPAK, ju duhet të shkoni vetë para tyre, për pushkatimin e katër njerëzve pa gjyq më 21 janar”, deklaroi Braçe në Kuvend.

Zv.Kryeministri shtoi se Lulzim Basha është i vetmi që ja një akuzë publike për vjedhje dhe refuzion që ti përgjigjet gjykatës.

Ndërsa duke iu drejtuar Berishës, i kujtoi privatizimin e AlbPetrol me 1 miliardë dollarë. "Zgjidhja politike është vetëm vota! Doni ta digjni bulevardin? Digjeni! Aty e keni! Ja keni marrë dorën! Por mos harroni përballjen me ligjin".

Sipas tij demokratët nuk do të marrin asnjë votë të vetme, duke thënë se i kanë vrarë qytetarët në mes të bulevardit. /a.y/noa.al