Transmetuar më 07-02-2019, 11:37
Foto ilustruese, Mark Marku

Pedagogu Mark Marku ka denoncuar ndërhyrjen e policisë në fakultetin e Histori- Filologjisë.

Duke folur për mediat, ai tha se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, po përdor policinë për kërcënimin e studentëve dhe pedagogëve.

“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt”, deklaroi Marku.

Ai e cilësoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Lleshaj pa asnjë moral.

“E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budallallëqe se nuk frikësohemi”, tha në mbyllje Mark Marku. /a.y/noa.al