Transmetuar më 07-02-2019, 09:20

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, mjaft e vlerësuar edhe për pamjen e saj.

E ndërsa është munduar që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes së medias, së fundmi ka informuar lidhur me një zhvillim të rëndësishëm.

Ajo ka postuar në Instastory, një fotografi të dorës së saj, ku shihet me unazë në gisht.

“Unë thashë Po”, shkruan Morena, duke bërë me dije se është fejuar.

Megjithatë këngëtarja nuk zbulon se kush është njeriu që i ka rrëmbyer zemrën, aq sa e ka bindur që të vendosë unazë në gisht. /a.y/noa.al