Transmetuar më 07-02-2019, 08:58

Një vogëlush me emrin Juan, nuk ia doli duke gjetur vdekjen 6 muajsh. Vogëlushi Juan Sebastián ishte i prekur nga një formë e rëndë leucemie.

Ai ishte pacienti më i vogël në repartin e hematologjisë në spitalin pediatrik ‘José Manuel de los Ríos’ në Karakas të Venezuelës, dhe i ishte nënshtruar ciklit të parë të kimioterapisë, por që nuk dha rezultat.

Juan duhej të ndiqte edhe një tjetër trajtim shumë të kushtueshëm, të cilin prindërit e tij nuk e përballonin dot. Nëna dhe babai i fëmijës, duke mos pasur mundësi që të mbulonin shpenzimet, krijuan një faqe në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmë për të mbledhur fonde, me qëllim shpëtimin e fëmijës.

Juan i duheshin disa flakonë ‘Citarabina’, një ilaç që përdoret për trajtimin e tumoreve. Duke qenë se pajisjet për kimion ishin dëmtuar në spital, kjo gjë ngadalësoi edhe më shumë kurimin, shkruan noa.al.

Për mjekët mundësia e vetme e shpëtimit, ishte transplanti i palcës, por shpresat për të gjetur një dhurues të përputhshëm ishin thuajse zero. Kështu gjendja e fëmijës erdhi duke u përkeqësuar, deri kur dy javë më parë gjeti vdekjen. /a.y/noa.al