Transmetuar më 07-02-2019, 08:14

Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pamja e Joshua Trump, një fëmijë 11 vjeç, të cilin e zë gjumi gjatë fjalimit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Vogëlushi është viktimë e bullizmit, i cili tallet vazhdimisht nga shokët, pasi ka të njëjtin mbiemër me Presidentit.

Ishte Melania Trump ajo që e zgjodhi ta kishte pranë vetes, por vogëlushin e zuri gjumi në aktivitetin e së martës mbrëma.

Zonja e parë e SHBA, është përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër bullizmit, duke cilësuar një prej prioriteteve të saj.

Pikërisht gjatë fjalimit të Presidentit, Joshua u filmua nga kamerat duke fjetur, çka bëri që pamjet të bëjnë bujë. /a.y/noa.al