Transmetuar më 06-02-2019, 22:49

Top Story "preku" trajtimin e efektivëve të policisë, që punojnë në burgje. Praktikisht, ata kalojnë gjysmën e jetës, dhe shpesh konsiderohen si të burgosur me uniformë.

“Kushtet e punës janë skandal. Ushqimi, transporti, uniformat me lekët e veta që është skandal”, tha Valentin Maçaj, Sindikata e Shërbimeve Policore. Puna e tyre është tepër e vështirë. Gjatë filmimeve për realizimin e këtij dokumentari, në disa burgje, vihej re një gjendje depresioni e efektivëve të policisë.

“S’kemi ambulanca për të çuar të dënuarin në spital, në urgjencë, për të çuar punonjësin e policisë, këtu kemi 24 institucione penitenciare dhe s’kemi një kuti të kutisë së shpejtë për punonjësin e policisë”, tha Valentin Maçaj, Sindikata e Shërbimeve Policore.

“Të unifikojmë pagat e punonjësve të policisë së burgjeve ose të punonjësve të mjeksisë që punojnë në sistemin e burgjeve që janë të ulëta”, tha Stefan Çipa, ish – drejtor i Burgjeve.

Sot në Shqipëri janë 24 institucione të vuajtjes së dënimit. Ne pasqyruam vetëm disa prej tyre, ku problemet ishin vërtet të rënda. Por, në sistemin penitenciar investimet vijojnë për të rritur sigurinë, kushtet dhe trajtimin dinjitoz të të dënuarve.