Transmetuar më 06-02-2019, 20:18

Gjatë një operacioni anti-kontrabandë në Turqi, autoritetet kanë gjetur kopjen e një Bible të vjetër që mendohet se është 1200-vjeçare.

Policia lokale në Kayapinar mori një njoftim se kontrabandistët po kërkonin të shisnin një artefakt me ngjyrë ari dhe të veshur me lëkurë.

Nga hetimet tre persona u arrestuan dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mbetet e paqartë sesi libri me 34 faqe është kontrabanduar nga Siria. Turqia është bërë një pikë e kyçe kontrabandimin e mallrave antike të vjedhura në vendin e shkatërruar nga lufta.

Shtetit turk ka lëshuar një listë të objekteve të dyshuara se janë vjedhur nga Siria ndërsa agjentëve të doganave, muzeumeve dhe koleksionistëve privatë u janë lëshuar me paralajmërime që të shmangin tregtinë me antikitetet e vjedhura.

Bibla e lashtë është shumë e dëmtuar edhe pse disa nga ilustrimet dhe zbukurimet në fletët e saj janë ende të dukshme.

Bibla u dërgua në një universitet për ekzaminime të kujdesshme arkeologjike që duhet të kryhen për të përcaktuar si origjinalitetin ashtu edhe origjinën.