Transmetuar më 06-02-2019, 11:51

Në selinë e NATO-s në Bruksel u nënshkrua sot marrëveshja e shteteve anëtare me Maqedoninë, duke e bërë vendin e 30-të anëtar.

I pari shtet që nënshkroi ishte Shqipëria. Këtyre zhvillimeve u parapriu votimi i marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, duke e emëruar fqinjin si Republika e Maqedonisë Veriore.

Presidenti Ilir Meta përshëndet nënshkrimin e protokollit duke thënë se Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Vendimi i duhur në kohën e duhur!”, thotë Meta. /a.y/noa.al