Transmetuar më 06-02-2019, 10:44

Një vogëlush vetëm 3 vjeç, Alfie Lamb, gjeti vdekjen i mbytur dhe i shtypur nga sedilja e makinës së të dashurit të nënës së tij, Stephen Waterson.

25-vjeçari anglez akuzohet për vrasjen e vogëlushit bashkë me nënën e tij, pavarësisht se kanë mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi.

Waterson ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe rezulton që ta ketë ulur dy herë sediljen, duke i shtypur fytyrën vogëlushit, aq sa i bllokoi frymën qëllimisht.

Gjithçka, pasi fëmija qante dhe kërkonte të ëmën, Adrian Hoare, 23 vjeçe.

Edhe ajo ishte në makinë në ato momente dhe po hetohet për shkak se nuk ka ndërhyrë për të shmangur tragjedinë, duke u akuzuar për vrasje me dashje, shkruan noa.al.

Ndërkohë teksa fëmija luftonte në spital mes jetës dhe vdekjes në një spital në Londër, Waterson çatonte dhe flirtonte me katër femra të tjera. /a.y/noa.al