Transmetuar më 06-02-2019, 09:43

Ishte duke dëgjuar muzikë, por kufjet që kishte në vesh dhe njëherësh në smartphone që ishte në karikim, i morën jetën, duke i shkaktuar djegie.

Dyshohet se shkak për incidentin është bërë fakti se karikuesi nuk ishte origjinal, por ishte blerë në tregun e zi me kosto të ulët.

Viktima është Kritsada Supol 24 vjeç, nga Tajlanda, i cili u gjet i vdekur në krevat, si pasojë e një shkarkimi korrenti.

Dyshohet se shkak është bërë karikuesi jocilësor, çka ka përcjell edhe shkarkimin e korrentit, duke i shkaktuar djegie përreth veshëve, shkruan noa.al.

Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Chonburi, të Tajlandës gjatë fundjavës që lamë pas, duke bërë jehonë në gjithë botën. /a.y/noa.al