Transmetuar më 05-02-2019, 20:20
Hundët e bllokuara janë një nga simptomat më të shpeshta gjatë muajve të dimrit, ku njerëzit kalojnë viroza.
Një gjë e tillë krijon bezdisje, teksa ka disa metoda për t’i zhbllokuar, pa pasur nevojë të përdorni medikamente.
Truku i parë: Trokitja e gjuhës.
Vendosni majën e gjuhës afër dhëmbëve dhe më pas shtypni fortë pjesën mes vetullave. Përsëriteni atë përreth 20 sekonda.
Truku i dytë: Mbajtja e frymës
Përkulni kokën mbrapa dhe mbani frymën sa më shumë të mundeni. Kur të nisni të merrni frymë lirisht, sinuset do të jenë pastruar. /k.k/noa.al/