Transmetuar më 05-02-2019, 12:26

Në muajin shtator që lamë pas Ryan Greenan, një 35-vjeçar skocez nga Edimburg, babai i dy vajzave 8 dhe 11 vjeçe, shkoi për vizitë tek mjeku, për shkak se kishte vështirësi në gëlltitje dhe ndjente dhimbje sa herë që hante apo pinte diçka.

Pas një vizite të thjeshtë, pa kontrolle të thelluara, mjeku i tha se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar dhe se gjithçka vinte prej ankthit dhe stresit si dhe prej problemeve me refluksin, aciditeti që vinte nga stomaku.

Ryan e mori si diagnostikim të lehtë dhe vijoi jetën normalisht, ndërkohë që kishte bërë plane për tu martuar me të dashurën e tij Natasha.

Por krejt papritur pas disa kohësh, ai humbi ndjenjat në punë, duke u dërguar për kontroll të thelluar. Ishte 28 dhjetori i vitit 2018, kur doli në dritë e vërteta. Ryan kishte kancer në ezofag, i cili për shkak se ishte lënë pa kuruar, ishte përhapur në mushkëri dhe mëlçi.

Një tumor kaq agresiv bëri që të humbasë 12 kilogramë brenda dy javësh, ndërkohë që qëndroi në spital, pa asnjë shpresë për shpëtim. Brenda pak ditësh, në 19 janar, Ryan u nda nga jeta, shkruan noa.al.

“Jam e shkatërruar dhe e inatosur. Nëse mjeku do e kishte kuptuar më parë nga se vuante, vëllai im sot do ishte ende në jetë, Ryan do mund ti ishte nënshtruar kimioterapisë dhe tumori nuk do ishte përhapur”, thotë motra e tij Kerry Greenan, për mediat vendase.

E reja bën apel ndaj gjithë pacientëve, që të mos i besojnë vetëm fjalës së një mjeku, por të kërkojnë më shumë se një mendim dhe të bëjnë analiza të thelluar. /a.y/noa.al