Transmetuar më 04-02-2019, 13:58

Pedagogët e universiteteve publike prej disa orësh kanë mbledhur Asamblenë, lidhur me ecurinë e tyre, pasi një pjesë e akademikëve nisën grevën ditën e sotme.

Mësohet se gjatë saj Asambleja ka dalë me gjashtë vendime, ndërkohë që është vendosur të krijohet një sindikatë për mbrojtjen e pedagogëve.

Teksa kanë rikonfirmuar kërkesat e bëra më herët për anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonominë në universitete, pedagogët kanë vendosur gjithashtu:

-Rikonfirmimin e kërkesave të bëra më herët

-U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.

-I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)

-Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.

-Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.

-Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë. /a.y/noa.al

Pedagogët e Shkencave Sociale, nisin grevë pa afat

Albin Kurti i bashkohet protestës së pedagogëve: Fitoret vijnë nga qëndresa

Pedagogët: Takimi me ministren jorezultativ! Afat deri në darkë, më tej marrim vendim

Gjate mbledhjes se Asamblese se Pedagogeve

Gjate mbledhjes se Asamblese se Pedagogeve