Transmetuar më 04-02-2019, 13:46

Tentoi që të mashtronte kompaninë për të cilën punonte, duke simuluar se kishte rrëshqitur nga disa kuba akulli, për të përfituar dëmshpërblim.

Por fatkeqësisht ato kuba me akull i kishte hedhur vetë në tokë, dhe ishte shtirur sikur kishte rrëshqitur, siç treguan edhe kamerat e sigurisë së ndërtesës.

Për këtë arsye 57-vjeçari, Alexander Goldinsky u denoncua. Ngjarja në fjalë ndodhi në një ndërtesë në Woodbridge, të New Jersey, në vitin 2018.

Burri i cili aktualisht është denoncuar, paditi kompaninë, pasi simuloi rrëzimin dhe u dëmtua, pamje të cilat noa.al i sjell më poshtë. Por gjatë hetimeve, rezultoi se telekamerat kishin fiksuar momentin kur ai hidhte në tokë tubat e akullit dhe më tej u shtir sikur nuk i kishte parë, u rrëzua.

Goldinsky, qëndroi i shtrirë në tokë dhe priti deri sa erdhën punëtorët e tjerë, ndërkohë që u ankua për dhimbje dhe plagë. Kështu ai kërkoi dëmshpërblim nga kompania, por gjykata e Middlesex zbuloi mashtrimin, duke bërë që ndaj tij të bëhet denoncim. /a.y/noa.al