Transmetuar më 04-02-2019, 10:52
Foto ilustruese

Shtatë adoleshentët e akuzuar për përdhunimin e një vajze të mitur në Kavajë, kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se ata janë shoqëruar nga policia, ndërsa në ambientet e gjykatës ndodheshin edhe familjarë, ku nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.

Lidhur me ngjarjen, policia konfirmoi zyrtarisht se e mitura e moshës 13-vjeçare nuk është përdhunuar.

Gjithçka ka nisur në tre muaj më parë, kur e mitura ishte lidhur me një djalë po nga Kavaja të moshës 15-vjeçare.

Por pas disa kohësh dy adoleshentët kanë kryer marrëdhënie intime, në shtëpinë e djalit, i cili më tej duke i thënë vajzës se janë filmuar, e ka shtyrë që të bëjë seks edhe me shtatë shokë të tij, në episode të veçuara.

Bëhet me dije se asnjë nga raportet seksuale, nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Në pranga janë vënë shtatë adoleshentë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”. /a.y/noa.al

Tetë djem bënë seks me nxënësen 14-vjeçare në Kavajë, Policia: Nuk ishte përdhunim!

Përdhunimi i të miturës në shkollën e Kavajës, zhduket i teti i seksit serial